Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Kosovari vret dy ushtarė amerikanė nė Frankfurt
Kosovari vret dy ushtarë amerikanë në Frankfurt
2 mars- Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.
Kosovari vret dy ushtarė amerikanė nė Frankfurt
Dy ushtarë amerikanë u vranë një orë më parë nga një kosovar, i cili sulmoi autobuzin që po transportonte ushtarakët, në parkingun e aeroportit të Frankuftit.

Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.

Autori i krimit u arrestua në vendngjarje nga policia. Ai kishte kërkuar më parë azil në shtetin gjerman.

Sipas policisë, nuk dihet saktë se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistën e një sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit në Frankfurt po hetojnë mbi mundësinë e lidhjeve të 21-vjeçarit me persona të tjerë.

Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk është e qartë, por dihet se kosovari ishte në zotërimin e një pistolete dhe shkëmbeu një debat me stafin ushtarak të autobuzit, përpara se të hapte zjarr.

Ngjarja ndodhi në orën 15:20, në një zonë publike në hyrje të aeroportit të Frankfurtit, e rezervuar për vendqëndrimin e autobuzëve.


Publikuar: 02.03.2011 (19:16), Lexuar: 563 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio