Tetovë, 3 mars- Është datë që duhet të perceptohet si një fillim i një periudhe të re ku vlerat demokratike dhe civilizuese zëvendësuan mentalitetin e njëmendësisë ndërkaq për komunën e Tetovës kjo ishte një kthesë historike që garantoi ritme të reja zhvillimi, tha Bexheti.
Me një ceremoni solemne komuna e Tetovës të enjten ka nderuar me mirënjohje personat të cilët kanë kontribuar në sfera të ndryshme për qytetin e Tetovës.
Me rastin e 3 Marsit Ditës e komunës së Tetovës, komuna e Tetovës në vitin 2011 ka ndarë dhurata personave të shquar fizik dhe juridik në shenjë faleminderimi për rezultatet e arritura në fusha të ndryshme të jetës së përditëshme dhe për kontributin e dhënë në afirmimin e qytetit të Tetovës.
Me këtë rast mirënjohje për kontribut në sferën e shkencës mirënjohje i nda doktor Murtezan Ismailit, në fushën e arsimit disa veteranëve të arsimit, në fushën e OJQ-së organizatës Eko Natyra Tetovë, në sferën e kulturës Shoqërisë Kulturor-artistike Jehona e Malësisë së Sharrit- Tetovë, grupit Elita 5.
Në sferën e biznesit dhuratë u nda edhe për fabrikën Renova nga fshati Xhepçisht, në fushën e gazetarisë Urim Hasipi, gazetar në Televizionin Koha-Tetovë dhe korespodent i gazetës Koha, Aleksandar Samarxhiev, gazetar në TV Kis Tetovë etj.
Me këtë rast kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se kjo ditë na përkujton vitin 1992, formimin e këshillit të parë pluralist të komunës së Tetovës që si ngjarje hapi para nesh horizontin e pluralizimit politik dhe të jetës demokratike edhe në qytetin e Tetovës.
Është datë që duhet të perceptohet si një fillim i një periudhe të re ku vlerat demokratike dhe civilizuese zëvendësuan mentalitetin e njëmendësisë ndërkaq për komunën e Tetovës kjo ishte një kthesë historike që garantoi ritme të reja zhvillimi, tha Bexheti.
Gjatë seancës solemne të këshillit komunal, poashtu dhurata dhe mirënjohje u ndanë edhe për sfera tjera si në bujqësi, sport, arritje personale, institucione të ndryshme, nxënësve të suksesshëm që kanë marrë çmime në gara shtetërore etj.
Ndërkaq, në orët e mbrëmjes është paraparë të mbahet një koncert festiv me rastin e ditës së komunës, ndërsa poashtu pritet që Lazim Destani të shpallet qytetar nderi i Tetovës. Vitin e ardhshëm pritet të shënohet 20 vjetori i konstituimit të këshillit të parë pluralist të Tetovës.