3 mars-
Kryeparlamentari, Vejlanovski, nuk ka dashur të publikojë emrat e kandidatëve të cilët kanë konkurruar për postin e kreut të KSHZ-së, ndërsa LSDM-ja, ka paralajmëruar se propozimin e saj do ta jepë të martën kur edhe përfundon afati ligjor për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni.
Partnerët e koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-ja, në koordinimin e sotëm janë marë vesh që më 15 mars, në seancë plenare edhe pa prezencën e opozitës të zgjedhin kryetarin e të komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Edhe në takim e sotëm koordinimin e kanë bojkotuar deputetët e opozitës.
Kryeparlamentari, Vejlanovski, nuk ka dashur të publikojë emrat e kandidatëve të cilët kanë konkurruar për postin e kreut të KSHZ-së, ndërsa LSDM-ja, ka paralajmëruar se propozimin e saj do ta jepë të martën kur edhe përfundon afati ligjor për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni.
Në koordinimin e sotëm ka marë pjesë edhe ministri i drejtësisë, Mihajllo Manevski, i cili detajisht ka elaboruar ndryshimet në Kodin Zgjedhorë .
Partnerët e koalicionit janë marë vesh që, në ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhorë të përfshihen të gjitha vërejtjet e OSBE-ODHIR-it.
Më 15 mars, përveç zgjedhjet së kryetarit të KSHZ-së, në rend dite do të jenë edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, formimi i komisionit për pastrimin e listës zgjedhore si dhe propozimi për ndryshimet në Këshillin Gjyqësorë.