Bastisje dhe arrestime në Xhepçishtë të Tetovës
4 mars-
Një banorë i fshatit ka informuar për agjencinë e lajmeve INA se operacioni është zhvilluar në disa shtëpi, ndërsa janë ndaluar edhe disa anëtarë të familjeve.
Njësitet speciale policore sot në një operacion në fshatin Xhepçishtë të Tetovës në kërkim të armëve kanë arrestuar disa persona.
Një banorë i fshatit ka informuar për agjencinë e lajmeve INA se operacioni është zhvilluar në disa shtëpi, ndërsa janë ndaluar edhe disa anëtarë të familjeve.
Jozyrtarisht bëhet e ditur se njësitet policore kanë kërkuar armë dhe janë bastisur dhjetëra lokacione dhe objekte.
MPB pritet që gjatë ditës të jap hollësi lidhur me këtë operacion të ndërmarrë në këtë fshat të rajonit të Tetovës.
Agim-ish BDI më datë 04/03/2011 ka shkruajtur:
ja partia ne pushtet cka na ben! Ali Ahmeti me shokun e vet Nikollen, bastisin he malltretojne shqiptare. Populli jone duhet te vetdisohet dhe te mposht kto matrapaz. Vetem Menduhi u ben ball maqeonasve dhe ua ndan kollacin. Vota ime per PDSH.
miftar salija më datë 05/03/2011 ka shkruajtur:
ja pra si ali ameti i mbill ne burg shqiptaret si dhe ushtaret e UCK es qe ikan besu ati kjo esht meshum se nje masaker qe ndodhi ne fshatin xhepcisht
Ali Ahmeti më datë 08/03/2011 ka shkruajtur:
sju ka faj askush se ju nuk jeni njerez te drejt per qata hyni ne burg ju lutem respekt ndaj meje perndryshe puna keq asht