Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Tre kandidaturat e opozitės pėr kreun e KSHZ-sė
Tre kandidaturat e opozitës për kreun e KSHZ-së
5 mars- Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski për 15 mars ka caktuar seancën e radhës, në të cilën do të zgjidhet kreu i këtij komisioni dhe me këtë do të plotësohet njëri nga kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Tre kandidaturat e opozitės pėr kreun e KSHZ-sė
Deri tani janë konfirmuar tre kandidatura nga radhët e opozitës për kreun e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Tanja Alltanxhieva, anëtarja aktuale e KSHZ-së, ish-deputeti socialdemokrat Boris Kondarko dhe gjykatësja Violeta Duma janë tre emrat e përmendur, dy prej të cilëve tashmë kanë dorëzuar kandidaturat pranë Parlamentit.

Sipas afateve të përcaktuara kohore sot pritet të përfundojë afati i konkursit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e KSHZ-së.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski për 15 mars ka caktuar seancën e radhës, në të cilën do të zgjidhet kreu i këtij komisioni dhe me këtë do të plotësohet njëri nga kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Funksionin e deritanishëm të kryetarit e ka mbajtur Aleksandar Novakovski, kandidat i opozitës, i cili dha dorëheqje, për shkak siç deklaroi presionet dhe mundësitë e manipulimeve nga maxhoranca. Por, jozyrtarisht u theksua se ai ishte urdhëruar nga opozita për tu dorëhiqur, me qëllim të zvarritjes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kreu i KSHZ-së në bazë të ligjit i takon përfaqësuesve të opozitës


Publikuar: 05.03.2011 (15:34), Lexuar: 434 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio