Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Kongresi i VMRO-DPMNE-sė, Gruevski do tė rizgjidhet
Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Gruevski do të rizgjidhet
5 mars- Kongresi po mbahet me moton “E Vërteta gjithmonë fiton”, ndërsa kjo moto pritet të jetë edhe pjesë e fushatës zgjedhje për zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare.
Kongresi i VMRO-DPMNE-sė, Gruevski do tė rizgjidhet
VMRO-DPMNE sot ka nisur kongresin zgjedhor dyditor, në të cilin pritet që Nikolla Gruevski të rikonfirmohet për një mandat të ri të liderit të kësaj partie.

Kongresi i 14-të i kësaj partie po mbahet në Manastir, ku po marrin pjesë rreth 600 kandidatë partiak, të cilët nesër do të zgjedhin kryetarin e partisë dhe kryesinë e re.

Kongresi po mbahet me moton “E Vërteta gjithmonë fiton”, ndërsa kjo moto pritet të jetë edhe pjesë e fushatës zgjedhje për zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare.

Gruevski në garën për kryetar të partisë nuk ka asnjë kundërkandidat. Ai pritet që në fjalimin e tij të përcaktojë betejën për zgjedhjet e parakohshme, duke bërë publike edhe datën e përafërt të mbajtjes së zgjedhjeve, edhe përkundër bojkotit të opozitës. Gruevski u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së në vitin 2003 në kongresin e kësaj partie në Ohër, pas tërheqjes nga kreu i partisë të ish-liderit dhe ish-kryeministrit Lubço Georgievski.


Publikuar: 05.03.2011 (15:36), Lexuar: 443 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio