Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”, OVL-tė bojkot
Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, OVL-të bojkot
5 mars- Shoqatat e dala nga lufta kanë bojkotuar sot manifestimin qendror “ Epopeja e UÇK-së” në shenj revolet për pranin e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare. Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe morri pjesë në këtë manifestim qe nisi me parakalimin e tij pranë pjesëtarëve të FSK-së .
Manifestimi “Epopeja e UĒK-sė”, OVL-tė bojkot
Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës sot filloi manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së” në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Manifestimi nisi me rreshtimin e pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, ku ishin të pranishëm presidenti Behgjet Pacolli, kryeministri Hashim Thaçi, ministri I FSK-së, Agim Çeku dhe pjesëtarë të kabinetit qeverisës.

Fjalimet e tyre të rastit me rastin e shënimit të këtij manifestimi i patën presidenti Behgjet Pacolli, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i mbrojtjes Agim Çeku.

Shoqatat e dala nga lufta kanë bojkotuar sot manifestimin qendror “ Epopeja e UÇK-së” në shenj revolet për pranin e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare. Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe morri pjesë në këtë manifestim qe nisi me parakalimin e tij pranë pjesëtarëve të FSK-së .

Gjatë ditëve të ardhshme pritet organizimi i manifestimeve të ndryshme me rastin e shënimit të 13 vjetorit të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Manifestimet po organizohen nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi


Publikuar: 05.03.2011 (15:39), Lexuar: 653 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio