Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Prekaz: "Epopeja e UĒK-sė" me homazhe
Prekaz: "Epopeja e UÇK-së" me homazhe
6 mars- Homazhe bëri presidenti i shtetit Behgjet Pacolli, ndërsa gjatë ditës pritet të bëjnë kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të tjerë institucionalë dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, informon Telegrafi.
Prekaz: \'Epopeja e UĒK-sė\' me homazhe
Në ditën e dytë të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, zyrtarë të lartë shtetërorë bënë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, ndërsa në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore.

Homazhe bëri presidenti i shtetit Behgjet Pacolli, ndërsa gjatë ditës pritet të bëjnë kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të tjerë institucionalë dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, informon Telegrafi.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” filloi të shtunën në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte presidenti Pacolli, i cili në cilësinë e komandantit suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës bëri inspektimin e trupave, kapaciteteve dhe pajisjeve të kësaj force.
Ndërsa të hënën, në ditën e tretë, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve” do të mbahet në Prekaz, ndërsa koncerti për këtë rast do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Prekaz.


Publikuar: 06.03.2011 (13:19), Lexuar: 349 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio