7 mars-
Kështu bëjnë të ditur burime të televizionit Koha. Kjo është vendosur të dielën pas dite në Gostivar, gjatë një debate lidhur me emrin e kësaj partie.
Rilindja Demokratike Kombëtar quhet partia e Rufi Osmanit
Subjekti I ri që do të drejtohet nga kryetari I komunës së Gostivarit do të mbajë emrin Rilindja Demokratike Kombëtare.
Kështu bëjnë të ditur burime të televizionit Koha. Kjo është vendosur të dielën pas dite në Gostivar, gjatë një debate lidhur me emrin e kësaj partie.
Ndryshe, në opinionin kanë qarkulluar shumë emra se si do të mbajë këtë emër kjo parti, por, gjatë ditës së hënë do të jepen me shumë detaje.
Burime të televizionit Koha kanë bërë të ditur se partia e cila do të drejtohet nga Osmani, gjatë javës do të zgjedhë edhe organet tjera drejtuese.
Osmani, ditë më parë ka deklaruar se në zgjedhjet eventuale të parakohëshme do të sfidojë Ali Ahmeti dhe BDI-në.