Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > 7 Marsi- shėnohet Dita e Mėsuesit
7 Marsi- shënohet Dita e Mësuesit
7 mars- Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, janë paraparë një varg aktivitetesh, që fillojnë me homazhe dhe vendosja e luleve të freskëta në varrezat e qytetit dhe rrethinës, për të gjithë ata mësues, që sot nuk janë në mesin tonë.
7 Marsi- shėnohet Dita e Mėsuesit
Ditën e sotme mësuesit në të gjithë trevat shqiptare dhe diasporë festojnë festën tashmë traditë, në mirënjohje dhe respekt të shkollës së parë shqipe.

Ashtu si çdo vit lidhur me këtë ngjarje shkollat, kryesisht 9-vjeçare dhe gjimnazet organizojnë aktivitete dhe mbulojnë me dhurata dhe lule, themeluesit e dijes për brezin e ri.
Nevoja për dije bëri që përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle shqipe u intensifikuan në vitet e fundit të shekullit XIX.

Ndër intelektualët e njohur që kontribuan për këtë shkollë përmendim, Naum Veqilharxhin, Zef Jubanin, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Saim Frasheri, Pashko Vasa etj.

Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit u kujdesën në këtë kohë edhe për hartimin dhe miratimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë bashkatdhetarët. Me këtë alfabet, ata botuan librin e parë “Alfabetarja e Gjuhës Shqipe”.

Ndërsa në Korçë, nën drejtimin e Komitetit Kombëtar, ishin marrë të gjitha masat nga atdhetarët vendas për çeljen e shkollës së parë shqipe.

Kështu, më 7 Mars 1887, u çel shkolla në gjuhën amtare, e cila kishte fillimisht mbi 35 nxënës.

Ndonëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës u shquajt për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike.

Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj në 300 nxënës.

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami.


Publikuar: 07.03.2011 (13:06), Lexuar: 418 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio