Televizioni Koha
Lajme > Botė > Pahor: Paqja nė Ballkan mund tė rrezikohet
Pahor: Paqja në Ballkan mund të rrezikohet
7 mars- “Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.
Pahor: Paqja nė Ballkan mund tė rrezikohet
Kontestet e pazgjidhura në rajon, ndër të cilët edhe kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të rrezikojnë paqen në Ballkan.

Kjo është theksuar nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor në një intervistë për agjencinë e lajmeve France Press.

“Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.

Ai shtoi se nuk duhet lënë anash këtë rajon dhe se duhet vlerësuar se atje nuk është gjithçka në rregull dhe qetësi. “Atë paqe shumë lehtë mund të mos e kemi”, nënvizoi Pahor, i cili paralajmëroi se vlerësimet dhe shqetësimet e tij do t`ia komunikoj presidentit francez Nikolas Sarkozy, gjatë qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Francë


Publikuar: 07.03.2011 (13:08), Lexuar: 534 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio