Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Konsullata amerikane transferohet nga Selaniku nė Shkup
Konsullata amerikane transferohet nga Selaniku në Shkup
8 mars- "Konsullata e përgjithshme në Selanik nuk ka kontribuar mjaft për interesat e SHBA në Greqi dhe duhet mbyllur" Ky është përfundimi i raportit të Inspektorit të Përgjithshëm që inspektuan konsullatën në tetor të vitit të kaluar. Raporti shpreh pikëpamjen se Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka rëndësi të vogël për interesat e SHBA, dhe ku më shumë veprime mund të ndërmerren nga Ambasada në Athinë, ndaj është rekomanduar mbylljen e saj.
Konsullata amerikane transferohet nga Selaniku nė Shkup
Mbyllet konsullata amerkane në Selanik. Lajmi behet i ditur nga mediat greke të cilat i referohen Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas zyrtarëve të departamentit, me rastin më të parë, zyra amerikanë në Selanik do të mbyllet dhe veprimtaria e saj ka gjasa të zhvendoset në Shkup. Shkak për këtë vendim që ka tronditur diplomacinë greke, bëhen shpenzimet operative në rritje.

Vendimi ka alarmuar ministrinë e Jashtme në Athinë, e cila po merr iniciativa diplomatike për të ndaluar mbylljen e konsullatës, që vlerësohet si një zhvillim tepër negative për diplomacinë greke.

Burimet që nuk duan të bëhen të njohura thonë se arsyeja e vërtetë e tërheqjes së konsullatës amerikane nga Selaniku janë motivuar nga arsye gjeostrategjike dhe sipas tyre argumentet në lidhje me shpenzimet operative të lartë "janë vetëm arsyetime”,
ndërkohë që me zhvendosjen e saj në Shkup do të bëjnë që Shkupi të kthehet në qendër të diplomacisë në rajon.

Mediat greke citojnë një diplomat grek i cili ka thënë se “Nuk mund të quhet i rëndësishëm një qytet kur mungojnë në të diplomacitë e shumë vendeve, sidomos ajo amerikanë”
Gjithashtu ai ka shprehur shpresën se largimin e konsullatës amerikanë nuk do të ndiqet edhe diplomacitë e vendeve të tjera,

"Konsullata e përgjithshme në Selanik nuk ka kontribuar mjaft për interesat e SHBA në Greqi dhe duhet mbyllur" Ky është përfundimi i raportit të Inspektorit të Përgjithshëm që inspektuan konsullatën në tetor të vitit të kaluar. Raporti shpreh pikëpamjen se Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka rëndësi të vogël për interesat e SHBA, dhe ku më shumë veprime mund të ndërmerren nga Ambasada në Athinë, ndaj është rekomanduar mbylljen e saj.

Inspektimi në konsullatë në Selanik u mbajt nga 12-15 tetor 2010, ndërkohë që në ambasadën amerikane të Athinës kontrolli u mbajt më 5-29 tetor. Një nga objektivat e inspektorëve ishte përcaktimi nëse madhësia dhe përbërja e një misioni diplomatik në Greqi i plotëson kushtet.

Raporti theksonte se kriza ekonomike në vend, ndikon në operacionet e ambasadës në shumë mënyra: nga pasiguria e punës për vonesat në transaksionet tregtare.


Publikuar: 08.03.2011 (15:58), Lexuar: 359 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio