Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Si do tė votojė diaspora nė zgjedhjet e ardhshme
Si do të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme
9 mars- Me ndryshimet e reja të miratuara dje nga Qeveria, kërkohet që Ministria e Jashtme pesë ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve duhet të njoftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për përgatitjet e tyre për ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, për të ftuar për votim diasporën, do të publikohen shpallje publike nëpër mediat me tirazh më të madh në vendet ky jeton diaspora nga Maqedonia
Si do tė votojė diaspora nė zgjedhjet e ardhshme
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor mundësohet për herë të parë edhe votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme nëpër përfaqësitë diplomatike-konsullore.

Me ndryshimet e reja të miratuara dje nga Qeveria, kërkohet që Ministria e Jashtme pesë ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve duhet të njoftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për përgatitjet e tyre për ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, për të ftuar për votim diasporën, do të publikohen shpallje publike nëpër mediat me tirazh më të madh në vendet ky jeton diaspora nga Maqedonia.

Pjesëmarrje në votim do të mund të kenë vetëm ato mërgimtar që në afat të caktuar do të lajmërohen për të votuar dhe nëse posedojnë dokumentet e kërkuara.

“Njoftimi më i detajuar për mërgimtarët do të shpallet në një nga gazetat me tirazh më të madh në vendet ku jetojnë ata, dhe se aty do të përmbahen të dhëna rreth llojit të zgjedhjeve për të cilat votohet, thirrja për shqyrtimin dhe verifikimin publik të Listës zgjedhore dhe lajmërimi i mërgimtarëve për të votuar, duke përfshirë ditën e lajmërimit të votuesve në diasporë, të cilët duhet të tregojnë se kanë dokumentet e nevojshme personale. Por gjithashtu do të njihen edhe me mënyrën e votimit dhe vendet se ku do të votohet”, theksohet në projekt – draftin e ri të Kodit zgjedhor për votimin e diasporës. Me ndryshimet e reja, nga diaspora planifikohet zgjedhja e tre deputetëve, të dalur nga disa kontinente si Amerika Veriore, Evropa dhe Australia. Partitë politike dhe Qeveria nuk ka saktësuar se a do të përfshihet në votim diaspora në zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme.


Publikuar: 09.03.2011 (12:13), Lexuar: 473 herė
Komentet
Mahmuti më datë 09/03/2011 ka shkruajtur:
pershendetje nga gjermanija kush i paguan harxhimet 500km rrug deri ne konzulat???

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio