10 mars-
Topi u interesua lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, gjithashtu edhe për regjistrimin. ka thënë Ahmeti, pas takimit me presidentin shqiptar Topi.
Presidenti Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, gjatë vizitës së tij në Shkup përveç takimeve me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov dhe atë të Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka realizuar takim vetëm me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti.
Që të dy, kanë përshëndetur nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi si një hap në drejtim të duhur. Topi dhe Ahmeti, konstatuan se pavarësia e Kosovës është një realitet i pa prekshëm dhe i pa ndryshueshëm.
Ishte një takim shumë i hapur, biseduam për situatën në Maqedoni, Shqipëri, problemet me të cilat ballafaqohemi ne këtu, por gjithashtu edhe me problemet me të cilat ballafaqohet Shqipëria, shkëmbyem mendime mbi funksionimin e institucioneve.
Topi u interesua lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, gjithashtu edhe për regjistrimin. ka thënë Ahmeti, pas takimit me presidentin shqiptar Topi.
Ali Ahmeti ka mohuar zërat se po vazhdohet me punimet tinxare në Kala të Shkupit, drejtë ndërtimit të Kishës e cila para një muaji shkaktoi incidente të mëdha ndër etnike dhe fetare në vend.
Gjatë vizitës së tij në Shkup, Topi realizoi një takim me zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalon.
Në këtë takim Presidenti Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit duke u shprehur se Dy vendet tona dhe popujt tanë, me një histori të gjatë marrëdhëniesh miqësore, ofrojnë mundësi edhe më të mëdha për thellimin dhe forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, ka thënë Topi.
Presidenti Topi nënvizoi nevojën për intensifikimin e vizitave të ndërsjella dypalëshe të nivelit të lartë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka realizuar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.