Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ftesa e Gruevskit pėr dialog pėrjashton partitė shqiptare
Ftesa e Gruevskit për dialog përjashton partitë shqiptare
12 mars- Në ftesën e kryeministrit Gruevski është ftuar vetëm Cërvenkovski në takim dypalësh për të biseduar për çështjet e hapura në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky i fundit pranoi që të jetë pjesë e këtij takimi, mirëpo ai tërhoqi vërejtjen për organizimin e një takimi me pjesëmarrje më të gjërë të partive politike.
Ftesa e Gruevskit pėr dialog pėrjashton partitė shqiptare
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski me ftesën e tij për dialog drejtuar vetëm liderit të partisë maqedonase opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski ka përjashtuar partitë politike shqiptare.

Në bojkotin parlamentar përveç LSDM janë përfshirë edhe partitë shqiptare të opozitës, njëra prej të cilëve PDSH po bojkoton legjislativin më shumë se dy vite.

Në ftesën e kryeministrit Gruevski është ftuar vetëm Cërvenkovski në takim dypalësh për të biseduar për çështjet e hapura në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky i fundit pranoi që të jetë pjesë e këtij takimi, mirëpo ai tërhoqi vërejtjen për organizimin e një takimi me pjesëmarrje më të gjërë të partive politike.

Partitë politike shqiptare nuk kanë reaguar ndaj këtij veprimi të Gruevskit, i cili me mos dërgimin e ftesave për krerët e tyre injoron dhe anashkalon kërkesat e partive shqiptare, të cilët janë futur në bojkot dhe kanë parashtruar kërkesat e tyre për rikthimin në Parlament dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjatë këtyre ditëve pritet edhe reagimi i spektrit politik shqiptar lidhur me këtë takim, që anashkalon partitë shqiptare.


Publikuar: 12.03.2011 (17:18), Lexuar: 378 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio