13 mars-
Synimi ynë në këto zgjedhje është të fitojmë legjitimitetin e shqiptarëve, pastaj të hapim negociata të vërteta mes shqiptarëve dhe Maqedonasve, me nxjerr shtetin prej kësaj krize. Maqedonia ka krizë që i riciklohet, problemi është te koncepti i shtetit, ne duam ta ndryshojmë konceptin e shtetit tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së
Lideri i PDSH-së theksoi se nëse zgjedhjet në njësinë zgjedhore numër 6 mbahen në këtë përbërje, atëherë gjykata kushtetuese mund ti shpallë ato të paligjshme. Thaçi u shpreh se sipas kërkesë të PDSH-së për ndryshimin e njësisë zgjedhore numër 6,s shqiptarët do të kishin të paktën edhe 5 deputetë më tepër.
PDSH synon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, marrjen e legjitimitetit të popullit shqiptar, si dhe fillimin e negociata të vërteta mes shqiptarëve dhe maqedonasve me qëllim që vendi të dalë nga kriza, që sipas kreut të saj Menduh Thaqi po përsëritet
Synimi ynë në këto zgjedhje është të fitojmë legjitimitetin e shqiptarëve, pastaj të hapim negociata të vërteta mes shqiptarëve dhe Maqedonasve, me nxjerr shtetin prej kësaj krize. Maqedonia ka krizë që i riciklohet, problemi është te koncepti i shtetit, ne duam ta ndryshojmë konceptin e shtetit tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi hodhi poshtë çdo mundësi për dialog mes partive politike shqiptarëve, sepse sipas tij, për aq kohë sa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është në prehrin e Gruevskit, bisedimet janë të pamundura.
Ai e anashkalon PDSH-në, e di se PDSH-ja vendos kërkesa të forta kombëtare. Ska dialog brenda shqiptar derisa Aliu është në prehrin e Gruevskit, nuk llogaritet shqiptar tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërsa rreth takimit Gruevski-Cërvenkovski i paralajmëruar për të hënën, Thaçi theksoi se nuk i intereson epilogu i tij.
Kreu i PDSH-së, ka konfirmuar gjithashtu edhe informacionet se këto ditë marrëdhëniet e tij me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, janë përmirësuar.
Zotëri Thaçi, konfirmoi para gazetarëve lajmin se është pajtuar me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi