Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Kongresi i PDSH-sė mė 26 mars
Kongresi i PDSH-së më 26 mars
13 mars- Deri më tani, për postin e kryetarit të partisë janë shpallur dy kandidatura, ajo e kreut aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministrit të Kulturës, Arifhikmet Xhemaili.
Kongresi i PDSH-sė mė 26 mars
Partia Demokratike Shqiptare informoi sot se më 26 mars do ta organizojë Kongresin e partisë, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 600 delegatë. Deri më tani, për postin e kryetarit të partisë janë shpallur dy kandidatura, ajo e kreut aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministrit të Kulturës, Arifhikmet Xhemaili.

Ndërkohë që, sot në Shkup u mbajt Kuvendi zgjedhor i degës së Partisë Demokratike Shqiptare, ku për kryetar u zgjodh Trim Reka, ndërsa sot bëhet edhe zgjedhja e degës së kësaj partie në Likovë.

Riorganizimi strukturor i PDSH-së në Shkup, si risi sjell shkrirjen e të gjitha degëve të kryeqytetit në një të vetme, në atë të Shkupit.
Ndryshe, këto ditë kuvende në nivel degësh u mbajtën edhe në disa qytete të tjera. Gjatë ditës së djeshme, kuvendarët e kësaj partie në Dibër për kryetar dege zgjodhën Bashkim Selën, ndërsa në Strugë u rizgjodh Zijadin Sela.

Deri më tani, janë mbajtur kuvendet e degëve dhe nëndegëve në Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Gostivar, Saraj, Dibër, Strugë, Ohër, Dollnen, Krushevë, Likovë, Kumanovë, Karshiakë, Manastir dhe Prespë.

Procesi i riorganizimit në nivel të degëve, po përcillet nga afër nga dy kandidatët për kryetar të partisë, Menduh Thaçi dhe Arifhikmet Xhemaili.


Publikuar: 13.03.2011 (23:31), Lexuar: 370 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio