Kongresi i PDSH-së më 20 mars
14 mars-
Shkaku që solli deri te ky ndryshim është uzurpimi i qëllimshëm i vendit nga ana e BDI-së me aktivitetet e tyre përkujtimore. Ky veprim i qëllimshëm paraqet një tendencë për ta penguar procesin zgjedhor brenda-partiak të PDSH-së, i cili zgjoi interesim dhe fluks të madh të anëtarësimeve të reja", thonë në PDSH.
Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se Kongresi i 5-të i PDSH-së që u caktua të mbahet me datë 25-26 Mars do të mbahet me datë 20 Mars në Pallatin e Kulturës në Tetovë, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.
Shkaku që solli deri te ky ndryshim është uzurpimi i qëllimshëm i vendit nga ana e BDI-së me aktivitetet e tyre përkujtimore. Ky veprim i qëllimshëm paraqet një tendencë për ta penguar procesin zgjedhor brenda-partiak të PDSH-së, i cili zgjoi interesim dhe fluks të madh të anëtarësimeve të reja.
BDI për momentin e ka mundësinë të uzurpojë një sallë, por përfundimisht e ka të pamundur të uzurpojë hapësirën politike të PDSH-së te shqiptarët e cila dita ditës vetëm se shtohet, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i PDSH-së.