Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Fillon restrikcioni i ujit tė pijshėm
Fillon restrikcioni i ujit të pijshëm
14 mars- Luten qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pra të mos shfrytëzojnë atë për larje të hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe oborreve shtëpiake me çka u pamundësohet qytetarëve me vendbanim në pjesët e epërme që të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim të NPK-së.
Fillon restrikcioni i ujit tė pijshėm
Shërbimet pranë NPK Tetova-Tetovë, njoftojnë qytetarët se për shkak të zvogëlimit të prurjeve të ujit të pijshëm, nga dita e martë (15 Mars) do të fillojë të zbatohet procesi i restrikcionit.

Ndalesë të ujit do të ketë në gjithë qytetin në intervalet kohore ngaora 24:00 deri në orën 3:00 dhe paradite nga ora 9:00 deri në orën11:00. “NPK “Tetova”, apelon qytetarët për mirëkuptim dhe bën thirrjepër harxhim racional të ujit të pijshëm.

Luten qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pra të mos shfrytëzojnë atë për larje të hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe oborreve shtëpiake me çka u pamundësohet qytetarëve me vendbanim në pjesët e epërme që të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim të NPK-së.

Sipas shërbimeve të NPK-së aktualisht prurjet e ujit të pijshëm arrijnë 300 litër në sekondë, që nuk është sasi e mjaftueshme për furnizim të pandërprerë, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.


Parashihet që ndalesat e ujit të pijshëm të zgjasin deri në fund të muajit kur sipas të gjitha gjasave do të shënohet rritje e prurjeve. Ndryshe, aktualisht me mungesë të ujit të pijshëm ballafaqohen qytetarët e pjesëve të epërme të qytetit, në lagjet “Drenovec”,“Kolltuk”, “Bregu i Diellit” dhe “Reçicë të Vogël”.(U.H)


Publikuar: 14.03.2011 (18:00), Lexuar: 490 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio