Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Karnevali i Bozovcės traditė qindravjeēare
Karnevali i Bozovcës traditë qindravjeçare
14 mars- Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 13 marsi e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi.
Karnevali i Bozovcės traditė qindravjeēare
Me “Karnevalet e Bozovcës” ose “Vasalicat”, banorët e Bozovcës pritën të dielën stinën e pranverës. Këtë festë tradicionale me histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj, banorët e Bozovcës pavarësisht kushteve të vështira kanë arritur ta ruajnë si traditë.

Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 13 marsi e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.


Për dallim nga e kaluara, sivjet ky manifestim u mbështet nga komuna e Tetovës, nga e cila premtojnë se nga viti i ardhshëm ky aktivitet do të shënohet në programin për kulturë të kësaj komune me emrin”Karnevalet ilire të Bozovcës”.

“Sivjet nga bashkësia lokale e fshatit Bozovcë na janë drejtuar në komunë me një kërkesë që ti mbështesim edhe financiarisht që ta organizojnë këtë manifestim.Ne në fakt e mbështetëm si komunë, por jemi të mendimit që ta fusim vitin e ardhshëm dhe vitet tjera me radhë edhe në programin për kulturë dhe do ta titullojmë si ‘Karnevalet ilire”.

Është një propozim i shkëlqyeshëm i profesorit Fadil Sulejmani, i cili është edhe bir i kësaj ane”, tha Iljaz Halimi, Udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike.

Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet vetëm në Bozovcë.

Organizatorët e karnavaleve ndanë edhe disa mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar që kjo ditë të mos harrohet, por të vazhdojë të ruhet si një traditë ilire, ndërsa në fund për të pranishmit u shtrua një drekë me ushqime tradicionale të Bozovcës.


Publikuar: 14.03.2011 (18:04), Lexuar: 938 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2014 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio