Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Filloi rikonstruimi i rrugės te ish tregu i kafshėve
Filloi rikonstruimi i rrugës te ish tregu i kafshëve
15 mars- Rruga me sipërfaqe prej afro 1500 metër katror do të shtrohet me asfalt, ndërsa do të rregullohen trotuaret që përfshijnë sipërfaqe prej 650 metër katror.
Filloi rikonstruimi i rrugės te ish tregu i kafshėve
Pas përmirësimit të kushteve klimatike, kanë filluar me intensitet punimet për përmirësimin e infrastrukturës në pjesë të ndryshme të qytetit.
Kështu, të martën filluan punimet për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës te ish tregu i kafshëve në Reçicë të Vogël.

Rruga me sipërfaqe prej afro 1500 metër katror do të shtrohet me asfalt, ndërsa do të rregullohen trotuaret që përfshijnë sipërfaqe prej 650 metër katror.

Punimet për rikonstruimin e kësaj rruge parashihet të zgjasin 21 ditë. Kostoja totale për ndërtimin e saj kap shifrën prej 3 milion e 300 mijë denarësh, ndërsa investitor është komuna e Tetovës.


Publikuar: 15.03.2011 (17:21), Lexuar: 353 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio