Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruevski e Cėrvenkoski s’mund tė flasin nė emėr tė shqiptarėve
Gruevski e Cërvenkoski s’mund të flasin në emër të shqiptarëve
15 mars- “PDSH i ka kërkesat e veta dhe kërkesat e PDSH-së mund ti paraqet vetëm lideri i partisë z.Menduh Thaci apo personi që ai autorizon.Që zgjedhjet të jenë korrekte dhe të pranueshme është i pashmangshëm takimi në mes katër forcave relevante politike, ku PDSH-ja do ti parashtronte kërkesat e saja legjitime, në mënyrë që hë për hë të tejkalohet ky ngërç politikë”, tha Imer Aliu.
Gruevski e Cėrvenkoski s’mund tė flasin nė emėr tė shqiptarėve
Partia Demkratike Shqiptare dhe Demokracia e re reaguan ashpër ndaj takim të sotëm të dy liderëve të partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevskit dhe Branko Cërvenkovskit.

“Sot, mbahet takimi Gruevski-Cërvenkovski, që disa altoparlantë qeveritar mundohen ta paraqesin si një takim gjoja shumë të rëndësishëm, se na qenka një takim mes pozitës dhe opozitës, por në realitet është vetëm një takim në mes të dy kryetarëve të dy partive dhe asgjë më shumë”, tha sot Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Sipas këtij subjekti politik, kriza që ka kapluar Maqedoninë edhe Gruevski, po edhe Cërvenkovski e dinë se nuk mund ta zgjedhin ata vetë, jo me një takim, po kushedi sa takime të mbajnë ata dy.

“Shkas që ky takim të paraqitet si gjoja takim i pozitës dhe opozitës padyshim është roli inferior dhe servil i Ali Ahmetit dhe i BDI-së të cilët si duket e paskan autorizuar Gruevskin që në takim me Branko Cërvenkovskin ti paraqesë edhe qëndrimet e tij.Ali Ahmeti si çdoherë hesht para Gruevskit por edhe para Cërvekovskit”, deklaroi Imer Aliu.

PDSH thotë se në emër të shqiptarëve e me të edhe në emër të PDSH nuk mund të flasë askush tjetër përpos PDSH-së, as Nikolla Gruevski, e as Brako Cërveknovski.

“PDSH i ka kërkesat e veta dhe kërkesat e PDSH-së mund ti paraqet vetëm lideri i partisë z.Menduh Thaci apo personi që ai autorizon.Që zgjedhjet të jenë korrekte dhe të pranueshme është i pashmangshëm takimi në mes katër forcave relevante politike, ku PDSH-ja do ti parashtronte kërkesat e saja legjitime, në mënyrë që hë për hë të tejkalohet ky ngërç politikë”, tha Imer Aliu.

Edhe Demokracia e Re vlerëson se dialogu politik është mëse i nevojshëm për zhbllokimin dhe tejkalimin e krizës politike, por është e papranueshme që ky dialog të zhvillohet vetëm brenda kampusit politik maqedonas.

“Nëse BDI-ja e ka autorizuar Nikolla Gruevskin të flet në emër të saj dhe për qëndrimet e saj, Demokracia e Re nuk e ka autorizuar as Gruevskin e as Cërvenkovskin të flet në emër të saj dhe për qëndrimet e saj”, deklaroi deputeti i DR-sw, Sulejman Rushiti.

Sipas tij, me këtë qasje të gabuar të BDI-së që proceset politike t’i lërë në kompetenca vetëm të VMRO-DPMNE-së përcillet sinjal se politikat shtetërore janë e drejtë ekkskluzive e etnitetit maqedonas.

“Kriza politike dhe procesi zgjedhor janë tema që i tangojnë të gjitha etnitetet, por edhe të gjitha partitë politike në vend. Andaj vlerësojmë se dialogu mes liderëve partiak të kampusit maqedonas nuk është i plotë dhe nuk është garancë për debllokim të krizës politike, përkundrazi, edhe më tepër e thellon hendekun edhe i prish edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara ndëretnike”, shtoi mw tej Rushiti.

Ai përsëriti thirrjen deri te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për një takim mes faktorit politik shqiptar për të harmonizuar qëndrimet për tejkalimin e krizës politike dhe për procesin zgjedhor.


Publikuar: 15.03.2011 (17:24), Lexuar: 226 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio