Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BDI: PDSH-DR nuk po arrijnė tė lirohen nga logjika serviliste
BDI: PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste
15 mars- “BDI nuk do të lejoj që të bëhet pjesë e këtij folklori parazgjedhor, sepse ne mbrojmë vetëm interesat e votuesve tanë, që na kanë dhënë legjitimitetin. Na vjen keq që dikur PDSH a sot fraksionet PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste dhe përçarëse e cila ishte vendimtare dhe shkaku i vetëm për hyrjen e tyre në qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet të shqiptarëve në vitin 2006”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI: PDSH-DR nuk po arrijnė tė lirohen nga logjika serviliste
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate për shtyp thotë se, shpreh keqëardhje që partitë opozitare shqiptare në përpjekje të radhës për të mbledhur poenë politikë, në tentimin e tyre për të dalë nga rrethi i tyre magjik i rejtingut 2 deri më 3 % , po përpiqen të na involvojnë, respektivisht të na bëjnë pjesë të një përplasjeje politike që zhvillohet në kampusin politik maqedonas.

“BDI nuk do të lejoj që të bëhet pjesë e këtij folklori parazgjedhor, sepse ne mbrojmë vetëm interesat e votuesve tanë, që na kanë dhënë legjitimitetin. Na vjen keq që dikur PDSH a sot fraksionet PDSH-DR nuk po arrijnë të lirohen nga logjika serviliste dhe përçarëse e cila ishte vendimtare dhe shkaku i vetëm për hyrjen e tyre në qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet të shqiptarëve në vitin 2006”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI thotë se dallon nga dy subjektet opozitare shqiptare PDSH e DR.

“Me këtë rast, ne sigurojmë të gjithë shqiptarët se BDI nuk është si ju: për interesat e shqiptarëve ne nuk thirremi në forcën dhe legjitimitetin e “partnerëve strategjik” e tradicional, por përherë i’u dalim zot vetë. Ky është dallimi thelbësor mes vlerave dhe përcaktimeve të BDI-së dhe fraksioneve PDSH e DR”, thuhet në fund të reagimit


Publikuar: 15.03.2011 (17:25), Lexuar: 287 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio