Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Berisha: Sa afrojnė fushatat, Rama dhe PS lojė makabre me dhimbjen e Gėrdecit
Berisha: Sa afrojnë fushatat, Rama dhe PS lojë makabre me dhimbjen e Gërdecit
15 mars- “Nga ana tjetër, kryeministri përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, lidhur me këtë fakt.
Berisha: Sa afrojnė fushatat, Rama dhe PS lojė makabre me dhimbjen e Gėrdecit
Kryeministri Sali Berisha i është bashkuar sot dhimbjes së familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Përmes një mesazhi të veçantë në këtë ditë, kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

“Nga ana tjetër, kryeministri përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, lidhur me këtë fakt.

“Kujtojmë se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banoret e kësaj zone se do të angazhoje të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre”, shtohet në njoftimin përkatës.


Publikuar: 15.03.2011 (20:53), Lexuar: 294 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio