16 mars-
Luftëtarët nuk sakrifikuan për ligje përbuzëse dhe as do të pranojnë ligje që do të barazonin luftëtarin me mercenarin. Luftarët kanë të kthjellët qëllimin e tyre, prandaj kurrë nuk do të jenë të qetë përderisa nuk do të realziohet plotësisht ky qëllim, tha Samiu
Tetovë, 16 mars-Me rastin e dhjetë vjetorit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të martën mbrëma në qendrën për kulturë në Tetovë, në organizim të Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së Kalaja, është mbajtur një akademi përkujtimore. Me këtë rast, në këtë akademi kanë marrë pjesë ish pjesëtarë të UÇK-së, invalid lufte, familje të dëshmorëve dhe përfaqësues institucional.
Kryetari i ShVL-së Kalaja, Izair Samiu-Baci, tha se dhjetë më parë emri i Kalasë u dëgjua kudo, sepse shpërndau anekënd kërkesën me njerëzore, kërkesën për liri.
Sot jemi mbledhur këtu për të dhënë porosi se kjo epope nuk do të hesht kurrë, përderisa nuk është realizuar ideali I atyre që nuk janë në mesin tonë. Jemi këtu për të kujtuar me dhimbje krenare të gjithë dëshmorët, të cilëve populli u bëri fole të përjetshme në zemrën e tij.
Luftëtarët nuk sakrifikuan për ligje përbuzëse dhe as do të pranojnë ligje që do të barazonin luftëtarin me mercenarin. Luftarët kanë të kthjellët qëllimin e tyre, prandaj kurrë nuk do të jenë të qetë përderisa nuk do të realziohet plotësisht ky qëllim, tha Samiu.
Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe Hetem Xheladini, sekretar i forumit për të drejtat e njeriut.
Në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, këtë manifestim e përshëndeti Ilaz Ibishi, udhëheqës i sektorit për informim dhe protokol në komunën eTetovës. Ibishi, tha se familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duhet sa në shpejt tu zgjidhet statusi i tyre me ligj. (U.H)