16 mars-
Ne u vetëregrutuam, i madh e i vogël në radhët e UÇK-së.
Ne u bombarduam të parët nga forcat e armatosura policore të pushtetit. Ne patëm të plagosur. Neve na u shkatërrua e tërë pasuria që në të holla kalon shifrën prej 1 milion e 200 mijë eurove, tha Sejrani
Në organizmin e Bashkësisë Lokale të fshatit të Llacë pas 10 viteve në Kalanë e Tetovës të martën pas dite është mbajtur manifestim për nder të dëshmorëve të luftës së 2001 dhe për nder të dëshmorit të parë të luftës Servet Ismail Frati.
Banorët e Llacës, nxënës të shkollës fillore të Llacës, antarë të SHVL Kalaja, ish-luftarë, familjarë të Servetit dhe mysfir të ndryshëm kanë vendosur kurora me lule në vendin ku ka rënë dëshmori Servet Ismail Ferati.
Në emër të Bashkësisë Lokale referatin kryesor e lexoi Nderim Sejrani i cili foli për vuajtjet e banorëve të Llacës dhe për jetën e dëshmorit të parë të 2001-it.
Ne banorët e fshatit të vogël me rreth 70 shtëpim kemi më shumë vuajtje se sa bukë, kemi më shumë shqetësime se sa këngë, megjithatë në përvjetorin e dhjetë të rënies së dëshmorit të kombit Servet Ferati me lejoni t`ua rikujtoj të gjithëve këtë ditë dhe t`ua lëmë në kujtesë brezit të ri të këtij fshati dhe më gjërë se, këtu në këtë fshat janë pritur njësitet e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ne u vetëregrutuam, i madh e i vogël në radhët e UÇK-së.
Ne u bombarduam të parët nga forcat e armatosura policore të pushtetit.
Ne patëm të plagosur. Neve na u shkatërrua e tërë pasuria që në të holla kalon shifrën prej 1 milion e 200 mijë eurove, tha Sejrani.
Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve fjalën e morri Daut Halimi.
Ismen Ferati përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Ferati dhe tha se , ne si familje e dëshmorit Ferati e këmi më lehtë të parballojmë mungesën e djalit tonë kur këtë dhimbje e ndajmë bashkë me ju, tha ai.
Fëmijët e shkollës fillore të Llacës kishin pregaditur një program të pasur kulturo- atistike. Kjo është hera e parë që në kalanë e Tetovës, me një program të organizuar të nderohen dëshmorët e kombit, pas 10 viteve. (U.H)