Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Interesim i vogėl pėr legalizimet
Interesim i vogël për legalizimet
17 mars- Kështu nga pushteti lokal në Tetovë e vlerësojnë ligjin për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Sipas udhëqësit të sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, ligji është sjellur në mënyrë të përshpejtuar ndërsa qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë.
Interesim i vogėl pėr legalizimet
Tetovë, 17 mars-Një ligj me mangësi, dhe me shumë vështirësi implementuese.

Kështu nga pushteti lokal në Tetovë e vlerësojnë ligjin për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Sipas udhëqësit të sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, ligji është sjellur në mënyrë të përshpejtuar ndërsa qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë.

Komuna ka kërkuar rregullorja me standarde për legalizimet e ndërtimeve pa leje të publikohet sa më shpejtëë. Palloshi, tha se interesimi është shumë i vogël.

Në javën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit kërkesë për legalizimin e objekteve kanë parashtruar vetëm 30 qytetarë.
Nga ana e inspektoriatit shtetëror për urbanizëm dhe ndërtim thonë se rregullorja është duke u përgatitur. Ekipe të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ndërkaq, kanë prezantuar ligjin nëpër tërë vendin duke njoftuar qytetarët për mënyrën e parashtrimit të kërkesës për legalizim.Ndryshe, Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt, hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

Qytetarët kanë mundësi të legalizojnë objektet e parregullta për një euro në metër katror, ndërsa kërkesat do të parashtrohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Për një kohë të shkurtë ligji tre herë është ndryshuar. Nga ana e disa kryetarëve të komunave u vlerësua si diskriminues ndaj atyre që objektet i kanë ndërtuar në mënyrë legale.(U.H)


Publikuar: 17.03.2011 (17:43), Lexuar: 360 herė
Komentet
Dea më datë 12/08/2011 ka shkruajtur:
Skender Palloshi

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio