Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BDI shqyrton daljen nga qeveria
BDI shqyrton daljen nga qeveria
17 mars- Sonte në Tetovë kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të dilet me ndonjë qëndrim eventual për braktisje nga qeveria.
BDI shqyrton daljen nga qeveria
BDI heshtë lidhur me përçarjet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa asnjë deputet i BDI-së nuk është paraqitur sot në Parlament. Mungesa e deputetëve të BDI-së ka bërë që kryeparlamentari Trajko Veljanovski të shtyjë seancën për ditën e nesërme.

Prej orëve të mëngjesit janë mbajtur pesë mbledhje të komisioneve parlamentare, por në asnjërën prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e partisë së Ahmetit.

Nga kjo parti nuk bëjnë të ditur qëndrimet më të reja partiake, mirëpo ato konfirmojnë se kryesia partiake mbrëmë ka diskutuar krizën e krijuar midis partnerëve të koalicionit, me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Popullore pa mbështetjen e tyre. Një zyrtar i BDI-së i ka thënë sot mediave maqedonase se bëhet fjalë për krizë më të thellë midis partnerëve të koalicionit.

Sonte në Tetovë kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të dilet me ndonjë qëndrim eventual për braktisje nga qeveria.

Bashkimi Demokratik për Integrim, një kohë të gjatë është I margjinalizuar nga ana e Nikolla Gruevskit, kurse zërat për dalje nga qeveria janë përhapur shumë më herët, por fill pas takimeve mes Ahmetit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, dhe ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare gjakrat janë qetësuar. BDI, nuk e ka përkrah përzgjedhjen e Bogovit për guvernator.


Dje Deputeti dhe zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev deklaroi sot se partia e tyre nuk do të pranojë barazimin e qytetarëve të saj me ata të Kosovës sa i përket trajtimeve të tyre mjekësore.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë barazimin e qytetarëve tanë në aspektin e trajtimit mjekësor me qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të kenë prioritet absolute në trajtimin e tyre, në institucionet shëndetësore dhe spitalet e Maqedonisë”, deklaroi Gjorçev. Për nesër është caktuar seanca parlamentare për zgjedhjen e kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila kërkon dy të tretat e votave, duke përfshirë votat e BDI-së


Publikuar: 17.03.2011 (17:48), Lexuar: 470 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio