Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Volebek: OSBE e shqetėsuar pėr krizėn politike nė Maqedoni
Volebek: OSBE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni
18 mars- “Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”, deklaroi Volebek sot në Shkup, pas vizitës së tij dyditore dhe takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.
Volebek: OSBE e shqetėsuar pėr krizėn politike nė Maqedoni
Komisari i lartë i OSBE-së, Knut Volebek ka shprehur shqetësime për mungesën e sigurimit të dialogut politik për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

“Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”, deklaroi Volebek sot në Shkup, pas vizitës së tij dyditore dhe takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.

Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Volebek ka nënvizuar se me rëndësi të veçantë për Maqedoninë është stabilitetin i brendshëm dhe prosperiteti, drejt proceseve evrointegruese. Volebek në takimet me përfaqësuesit e partive politike ka biseduar edhe për marrëdhëniet ndëretnike si dhe çështjet e integrimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e shtetit.


Publikuar: 18.03.2011 (17:20), Lexuar: 247 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio