Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Xhamia Burmali, Kėshilli koordinativ kundėrshton shitjen e tokės sė xhamisė
Xhamia Burmali, Këshilli koordinativ kundërshton shitjen e tokës së xhamisë
18 mars- ‘Këshilli koordinativ përkujton se Qeveria e Maqedonisë nuk i është përgjigjur apeleve dhe kërkesës që vendi i Xhamisë Burmali t’i ndahet poseduesit legal historik, Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagim.
Xhamia Burmali, Kėshilli koordinativ kundėrshton shitjen e tokės sė xhamisė
Këshilli koordinativ i organizatave joqeveritare për rindërtimin e Xhamisë Burmali, përmes një reagimi me shkrim ka kundërshtuar shpalljen e fituesit të tenderit për shitjen e tokës së këtij objekti fetar islam në sheshin e Shkupit. Sipas këshillit, kjo tokë është vakëf i Xhamisë Burmali, ndaj edhe nuk guxon t’i jepet askujt.

‘Këshilli koordinativ përkujton se Qeveria e Maqedonisë nuk i është përgjigjur apeleve dhe kërkesës që vendi i Xhamisë Burmali t’i ndahet poseduesit legal historik, Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagim.

Më tej, Këshilli përkujton Qeverinë se kthimin e tokës në pronësi të BFI-së, duhet ta bëjë në procedurë të njëjtë siç ka vepruar me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase, e cila tanimë posedon tokën e vet në shesh. Këshilli koordinativ, gjithashtu në reagim i përkujton të gjithë faktorët politikë, se iniciativa për kthimin dhe rindërtimin e Xhamisë Burmali ka një rëndësi rajonale, ndëretnike dhe ndër-konfesionale.

Të premten e kaluar, Ministria e Transportit shpalli fituesin e tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe Shtëpinë e Oficerëve në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas.alsat-m


Publikuar: 18.03.2011 (17:23), Lexuar: 320 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio