Elbasan, vriten në gjumë babai me dy djemtë
19 mars-
Sipas burimeve në vendngjarje, viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve.
Një tjetër krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit. Tre persona të së njëjtës familje, babai dhe dy djemtë e tij, janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre, ndërsa ishin në gjumë.
Sipas burimeve në vendngjarje, viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Jorgji Dilo dhe mendohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje. Dyshohet se autori i krimit të ketë trokitur në derën e familjës Mahmuti. Policia e Elbasanit do të shpërblejë me 50 mijë dollarë personin që do të japë informacione mbi autorët e vrasjes së trefishtë në Elbasan. Sipas policisë personi që do të japë të dhënë të sakta mbi autorin do të shpërblehet por do të ruhet edhe anonimati.