19 mars-
Qëllimi im është që të nxitet dialogu politik për të mundur të arrijmë zgjidhje që duhet të miratohet në Parlament, për të tejkaluar çështjet e hapura politike lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare, bojkotin e Parlamentit dhe përtëritjen e dialogut midis pushtetit dhe opozitës, deklaroi pas takimit presidenti Ivanov.
Presidenti Ivanov se qëllimi i nismës së tij është nxitja e dialogut politik për të arritur zgjidhje për çështje e hapura lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai me këtë rast ka shprehur keqardhje për mospraninë e liderit të opozitës nga radhët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili refuzoi ftesën për shkak të mungesës së formatit të takimit pa praninë e liderëve të partive relevante politike.
Qëllimi im është që të nxitet dialogu politik për të mundur të arrijmë zgjidhje që duhet të miratohet në Parlament, për të tejkaluar çështjet e hapura politike lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare, bojkotin e Parlamentit dhe përtëritjen e dialogut midis pushtetit dhe opozitës, deklaroi pas takimit presidenti Ivanov.
Ai ka komentuar edhe refuzimin e ftesës nga ana e liderit të partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski, duke shtuar se në këtë situatë është skajshmërisht joserioze që të refuzohet ftesa e presidentit, i cili niset për të thirrur këto takime nga interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve.
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në takimin e ftuar të së dielës nga presidenti.
Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur keqardhje për mungesën e liderit të opozitës, mirëpo ai tërhoqi vërejtjen se nuk përjashtojnë shpalljen e zgjedhjeve edhe pa opozitën.
Do të bëjmë çdo gjë që kemi në fuqi për të plotësuar kërkesat e tyre ndaj tyre. Dhe nëse ata injorojnë ato që i ofrohen ne nuk përjashtojmë mundësinë për të hyrë në zgjedhje të parakohshme edhe pa opozitën, theksoi Gruevski, duke hedhur kritika edhe ndaj kreut të DR-së, Imer Selmani, pasi që sipas tij, ai vepron sipas urdhrave të Cërvenkovskit.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se partia e tyre është për dialog politik për të zgjidhur krizën e krijuar. BDI nuk ka kërkuar zgjedhje parlamentare. Ne kemi hyrë në këtë situatë kur partitë opozitare kanë kërkuar zgjedhje. Ata duhet që me iniciativat dhe kërkesat e tyre të tregohen më me përgjegjësi, deklaroi Ahmeti.