20 mars-
Me propozim të kreut të ri të partisë, do të zgjedhet edhe sekretari i përgjithshëm si dhe katër nënkryetarët. Në këtë kongres po marrin pjesë delegatë nga degët dhe nëndegët e partisë, forumi rinor dhe forumi i gruas. Nga PDSH thonë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe i organeve të tjera partiake, do të jetë demokratik dhe transparent.
Në Tetovë ka filluar punimet Kongresi i pestë zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare në të cilin do të zgjedhet kryetari i partisë i cili do të udhëheqë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në garë për kreun e partisë janë kryetarit aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministri i Kulturës Arifikmet Xhemaili.
Përveç kreut të partisë në këtë kongres me moton Lartë e më lartë PDSH, do të zgjedhen edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe anëtarët e kuvendit Qendror. Me propozim të kreut të ri të partisë, do të zgjedhet edhe sekretari i përgjithshëm si dhe katër nënkryetarët. Në këtë kongres po marrin pjesë delegatë nga degët dhe nëndegët e partisë, forumi rinor dhe forumi i gruas. Nga PDSH thonë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe i organeve të tjera partiake, do të jetë demokratik dhe transparent.
Kongresi i fundit i PDSH-së u mbajt para katër viteve në Strugë, ku pas 12 vitesh në krye të PDSH-së, nga posti iu kryetarit u tërhoq Arbër Xhaferi, për t`ia lëshuar vendin zëvendëskryetarit të atëhershëm Menduh Thaçi. (U.H.)