Televizioni Koha
Lajme > Botė > Vazhdojnė sėrish sulmet ajrore, Gadafi armatos pėrkrahėsit e tij
Vazhdojnë sërish sulmet ajrore, Gadafi armatos përkrahësit e tij
20 mars- Rusia sot ka apeluar që vendet perëndimore të ndërpresin sulmet ajrore, kundër caqeve që nuk janë ushtarake, theksoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Ajo ka theksuar se duhet të ketë kujdes ndaj caqeve civile, për shkak të viktimave që janë regjistruar.
Vazhdojnė sėrish sulmet ajrore, Gadafi armatos pėrkrahėsit e tij
Forcat e koalicionit kanë vazhduar sot sërish bombardimin e caqeve ushtarake të presidentit Moamer Gadafi. Në sulmet e deritanishme konsiderohen 64 të vdekur dhe 150 të plagosur. Gadafi ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm për luftë afatgjate dhe se forcat ndërkombëtare do të jetë të humbura. Ai ndërkohë ka filluar edhe sulmet e reja ndaj caqeve kryengritëse në Misrat, 150 km larg kryeqendrës Tripoli.



Në Tripoli dhe Bengazi momentalisht është qetësi, pasi që në mëngjes ishin ndërprerë bombardimet.



Mijëra libian kanë formuar sot një mur të gjallë rreth kompleksit të objekteve të presidentit Gadafi në Tripoli, duke tentuar për të ndërprerë sulmet ajrore. Qytetarët libian janë në afërsi të kompleksit presidencial dhe qeveritar duke thirrur parulla dhe duke bartur portrete të presidentit Gadafi.



Rusia sot ka apeluar që vendet perëndimore të ndërpresin sulmet ajrore, kundër caqeve që nuk janë ushtarake, theksoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Ajo ka theksuar se duhet të ketë kujdes ndaj caqeve civile, për shkak të viktimave që janë regjistruar.



Në sulmet ajrore deri tani janë të kyçura SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanada dhe vende tjera. Ndërkohë, të gatshme për të mbështetur sulmet ajrore janë edhe Danimarka dhe Spanja.



Qeveria libiane ka filluar sot shpërndarjen e armëve për më shumë se një milion njerëz, njoftoi agjencia shtetërore libiane Jana


Publikuar: 20.03.2011 (17:47), Lexuar: 584 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio