Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Gruevski i vendosur pėr zgjedhjet e parakohshme
Gruevski i vendosur për zgjedhjet e parakohshme
20 mars- Sipas tij, është në pikëpyetje se a janë të koordinuar Cërvenkovski dhe Selmani për të bërë obstruksione në takimin e sontëm të liderëve tek presidenti Ivanov.
Gruevski i vendosur pėr zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se përkundër obstruksioneve të partive opozitare në takimin e liderëve ai është i vendosur për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, është në pikëpyetje se a janë të koordinuar Cërvenkovski dhe Selmani për të bërë obstruksione në takimin e sontëm të liderëve tek presidenti Ivanov.

“Gjithçka që të bëjë Cërvenkovski, nuk do të mund të më befasojë. ]ështja është se Cërvenkovski a do të vijë sonte i koordinuar me Selmani për të bërë obstruksione që të mos ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Nuk dijmë se a do të ndodhë kjo apo do të gjejmë mënyrë për të zgjidhur punët dhe të përfundojnë zgjedhjet e parakohshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sonte », deklaroi Gruevski.

Ai theksoi se me zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ti jepet fund të gjitha dëmeve që i bëhen vendit.


Publikuar: 20.03.2011 (17:49), Lexuar: 405 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio