Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Qeveria e Kosovės siguron 1,5 milion euro pėr vetura luksoze
Qeveria e Kosovës siguron 1,5 milion euro për vetura luksoze
22 mars- Sipas gazetës, në projektbuxhetin e vitit 2011, Qeveria dhe institucionet e tjera do t’i shpenzojnë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e veturave të reja. Kosto e përafërt e shpenzimeve për qëllime të njëjta parashihet edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.
Qeveria e Kosovės  siguron 1,5 milion euro pėr vetura luksoze
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1,5 milion euro për blerjen e veturave luksoze për këtë vit dhe këto mjete janë paraparë në buxhet.

E përditshmja “Zëri” shkruan se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos heqin dorë nga luksi i tepruar edhe përkundër gjendjes së rëndë ekonomike, me të cilën po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Sipas gazetës, në projektbuxhetin e vitit 2011, Qeveria dhe institucionet e tjera do t’i shpenzojnë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e veturave të reja. Kosto e përafërt e shpenzimeve për qëllime të njëjta parashihet edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.

Sipas kësaj gazete hiç më pak se rreth 350 mijë euro për vetura do të shpenzojnë Ministria e Financave, bashkë me Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për blerjen e veturave për misionet diplomatike këtë vit do t’i shpenzojë më se 309 mijë euro, 200 mijë euro në vetura do t’i shpenzojë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për nevoja të gjykatave


Publikuar: 22.03.2011 (14:08), Lexuar: 308 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio