Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Malli konfiskohet nė Tetovė, shpėrndahet nė Maqedoninė lindore!
Malli konfiskohet në Tetovë, shpërndahet në Maqedoninë lindore!
22 mars- Mite Kostov kryetar i trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, në pres konferencën e fundit me gazetarë ka premtuar përkthim gjatë pres konferencës por edhe gjatë ditës së martë ai nuk kishte siguruar përkthim, edhe pse i tërë aksioni organizohet nga ky trup koordinativ, nën ombrellën e së cilit janë përfaqësues të ministrisë së Kulturës, inspektor të drejtorisë së të hyrave publike, policia dhe institucione tjera.
Malli  konfiskohet nė Tetovė, shpėrndahet  nė Maqedoninė lindore!
Trupi koordinativ i qeverisë për mbrojtje të pronësisë industriale dhe intelektuale, asesi të bindet se pres konferencat e tyre duhet të mbahen edhe në gjuhën shqipe, sidomos kur i mbajnë në Tetovë dhe paraqesin rezultatet e aksioneve në lokalet e shqiptarëve.

Mite Kostov kryetar i trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, në pres konferencën e fundit me gazetarë ka premtuar përkthim gjatë pres konferencës por edhe gjatë ditës së martë ai nuk kishte siguruar përkthim, edhe pse i tërë aksioni organizohet nga ky trup koordinativ, nën ombrellën e së cilit janë përfaqësues të ministrisë së Kulturës, inspektor të drejtorisë së të hyrave publike, policia dhe institucione tjera.

Që skandali të jetë më i madh arsyetimi i Kostovit në pyetjen tonë rreth sigurimit të përthimit në gjuhën shqipe ka qenë se përkthyes duhet të sigurojë Ministria e Punëve të Brendëshme, kurse ai në vend të tyre edhe jep përgjigje, njofton televizioni Koha-Tetovë,

“Ju e dini se nuk ka mjete të mjaftueshme ministria për përkthyes, është krizë”, tha ai. Në këtë rast ai ndërhyn çështje të brendëshme të sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, e cila sipas informacioneve nuk është organizatore e këtij aksioni, por vetëm mbështetës logjistik.

“Ne japim vetëm logjistik në këtë aksion dhe për mbarëvajtjen pres konferencës kompetencat i ka vetë trupi koordinativ”, thonë në policinë e Tetovë. Ndërkohë, malli i konfiskuar sot në Tetovë, ka irituar pa masë edhe pronarët e butiqeve dhe lokaleve.

Në këtë drejtim ata nuk janë pronocuar para kamerës por vetëm kanë shprehur dyshime se malli i sekuestruar dërgohet nëpër qendra sociale me popullsi shumicë maqedonase dhe u shpërndahet rasteve sociale. (U.H)


Publikuar: 22.03.2011 (17:22), Lexuar: 547 herė
Komentet
rilind më datë 23/03/2011 ka shkruajtur:
po ju si parti kto pun nuk ishit te aft ti nderpritni por vetem i komentoni me vjen shum keq pasi un jam votus i pdsh mirpo dobsia eshte tek ju jo te populli i cili ju voton per kto pune

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio