24 mars-
Ne jemi të bindur nga motivimi politik i vendimit gjyqësor për bllokimin e llogarisë së medieve të Velija Ramkovskit, por kërkojmë garanci nga VMRO-DPMNE dhe partitë në pushtet se nuk do të sjellin kërkesa të reja dhe plotësuese si dhe vendime nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme, deklaroi Cërvenkovski.
Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM propozoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të mbahen më 26 qershor.
Ky propozim sot doli nga lideri i kësaj partie, Branko Cërvenkovski, i cili kumtoi vendimin se është tërhequr nga kërkesa për zhbllokimin e llogarive bankare të televizionit A1 dhe gazetave Shpic, Vreme dhe **** e Re.
Ne jemi të bindur nga motivimi politik i vendimit gjyqësor për bllokimin e llogarisë së medieve të Velija Ramkovskit, por kërkojmë garanci nga VMRO-DPMNE dhe partitë në pushtet se nuk do të sjellin kërkesa të reja dhe plotësuese si dhe vendime nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme, deklaroi Cërvenkovski.
Sipas tij, zgjedhjet të mbahen më 26 qershor dhe deri atëherë të implementohen kërkesat e tyre për ndryshimet brenda Kodit zgjedhor.