24 mars-
I akuzuari i parë më 18 mars, pas një konstruksioni të vrasjes me një pistoletë ilegale dhe një shishe me benzinë kishte nisur aksionin e vrasjes së babait të tij. Arsyet e vrasjes ishin marrëdhëniet e përkeqësuara disa vite me radhë midis tyre.
Në fshatin Zajaz të Kërçovës ndriçohet rasti i gjetjes së kufomës së djegur në një makinë të djegur nga zjarri në aksin rrugor Kërçovë-Gostivar.
Sipas policisë, kufoma e djegur është Kadri Nasufi, 71 vjeç nga Zajazi, i cili u vra në mënyrë të organizuar nga djali i tij që po shoqërohej nga një bashkëautore, e cila ka kryer vrasjen me një pistoletë dhe më pas i është vënë zjarri makinës.
Policia theksoi se të dyshuarit janë R.N (41) nga fshati Zajaz dhe shoqja e tij L.Z (26) nga fshati Shemshovë të Tetovës.
I akuzuari i parë më 18 mars, pas një konstruksioni të vrasjes me një pistoletë ilegale dhe një shishe me benzinë kishte nisur aksionin e vrasjes së babait të tij. Arsyet e vrasjes ishin marrëdhëniet e përkeqësuara disa vite me radhë midis tyre.
Vrasja është kryer nga 26 vjeçarja e cila ka mashtruar plakun 71 vjeçar që të shkojë në lokalitetin Pusi i Seferit në afërsi të aksit Kërçovë-Gostivarit dhe me të mbërritur ajo ka goditur plakun me dy plumba në gjoks, duke e lënë të shtrirë në makinën e tij Mercedes Benz. Menjëherë pas vrasjes në vendin e ngjarjes ka mbërritur djali i viktimës R.N, i cili i ka vënë menjëherë zjarrin makinës, në të cilën gjendej edhe trupi i pajetë i babait të tij.
Policia pas hetimeve të bëra ka gjetur vendin e djegies së makinës, por edhe pistoletën me të cilën ishte vrarë viktima