26 mars-
Katër hakerët, një nga Shkupi, një nga Shtipi, Tetova dhe një nga Prilepi, kanë falsifikuar kartela pagesore dhe me transaksione jolegale kanë arritur të vjedhin rreth 8 mijë euro
Katër personam janë arrestuar pasiqë kanë falsifikuar kartela pagesore dhe me transaksione jolegale kanë arritur të vjedhin rreth 8 mijë euro. Katër hakerët, një nga Shkupi, një nga Shtipi, Tetova dhe një nga Prilepi, të moshës 21 deri 31 vjeçe, në shkurt dhe në mars të këtij viti në më shumë bankomate në Shkup, Prilep dhe në Gostivar kanë montuar aparatet skimer, me çka edhe kanë mbledhur të dhëna për përpnimin e kartelave të rrjeshme. Sipas informative të organeve të rendit, katër personat njëkohësisht edhe kanë xhiruar me kamera kodet e qytetarëve të dëmtuar, më pas edhe i kanë përpunuar kartelat e rrejshme, njofton Televizioni Koha.
Rasti është denoncuar në polici nga një bankë, pas ankesave që kanë arritur nga disa klientë të tyre për vjedhjen e parave nga kartelat. Policia njoftoi se gjatë bastisjeve janë gjetur më shumë gjësende, respektivisht pajisje elektonike. Katër hakerëve, gjykatësi hetues iu ka shqiptuar masën e arrestit, duke ngritur kallëzim penal ndaj A.A. 24 vjeç nga Shkupi, T.A. 31 vjeç nga Shtipi, L.A. 21 vjeç nga Tetova dhe G.F. 21 vjeç nga Prilepi.