Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Zyrtarizohet RDK e Osmanit
Zyrtarizohet RDK e Osmanit
26 mars- Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga këshilli themelues, duke bërë të ditur se promovimi i partisë do të bëhet të dielën pasdite në ambientet e hotel “Holidey Inn” në Shkup.
Zyrtarizohet RDK e Osmanit
Të dielën do të promovohet zyrtarisht partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e udhëhequr nga Rufi Osmani, kryetari aktual i Gostivarit.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga këshilli themelues, duke bërë të ditur se promovimi i partisë do të bëhet të dielën pasdite në ambientet e hotel “Holidey Inn” në Shkup.

Nismëtari për formimin e këtij subjekti të ri politik, Rufi Osmani ka prezantuar edhe disa nga pikat kyçe të platformës politike të RDK-së, në të cilat janë: avancimi i statusit të shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni, parimi i konsensusit politik, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjitha nivelet nacionale, ndarja proporcionale e buxhetit të shtetit në investimet kapitale, decentralizimi më efikas sipas modelit të vitit 1974 por pa komponentin ideologjike, etj. Partia e re tanimë ka themeluar një këshill organizativ dhe përfaqësues të këshillave nëpër qytete


Publikuar: 26.03.2011 (16:16), Lexuar: 543 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio