Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Osmani: Do ta rimėkėmbim dinjitetin e shqiptarėve
Osmani: Do ta rimëkëmbim dinjitetin e shqiptarëve
28 mars- “Maqedonia sot nuk dallon nga koha e vitit 2001, pasiqë dhuna dhe represioni ndaj shqiptarëve vazhdon edhe më tej. Pas luftës janë vrarë dhe burgosur qindra shqiptarë, kanë ndodhur procese shumë të dhimbshme për shqiptarët, Rasti i Sopotit, ai i Brodecit si dhe enciklopedia”, shtoi Osmani.
Osmani: Do ta rimėkėmbim dinjitetin e shqiptarėve
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), quhet partia më e re në skenën politike shqiptare e cila u promovua mbrëmë në Shkup. Iniciatori i saj Rufi Osmani, kryetari i komunës së Gostivarit deklaroi se subjekti i ri politik do të përqendrohet në avancimin e statusit te shqiptarëve në Maqedoni.

Osmani deklaroi se, 10 vite pas përfundimit të konfliktin 2001 shqiptarët nuk arritën ti realizojnë të drejtat e tyre dhe se akoma e kanë statusin e pakicës kombëtare edhe pse në fakt përbëjnë 1/3 e popullsisë.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk arriti synimin historik, sepse ishte e kushtëzuar me njëzet përqindëshin, që është akt ironik dhe antishqiptar.

“Maqedonia sot nuk dallon nga koha e vitit 2001, pasiqë dhuna dhe represioni ndaj shqiptarëve vazhdon edhe më tej. Pas luftës janë vrarë dhe burgosur qindra shqiptarë, kanë ndodhur procese shumë të dhimbshme për shqiptarët, Rasti i Sopotit, ai i Brodecit si dhe enciklopedia”, shtoi Osmani.

Osmani tha se, RDK veprimtarinë e vet do ta ndërtojë në tri shtylla kryesore: Rilindje dhe rimëkëmbje të dinjitetit të popullit shqiptar dhe gjithë qytetarëve tjerë , demokratizim të mëtutjeshëm të vendit dhe avancim të sistemit të demokracisë dhe avancim të të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare të shqiptarëve dhe gjithë bashkësive etnike në Maqedoni.

Ai gjithashtu ka përmendur se synimi i partisë së tij do të jetë realizimi i aspiratave të shqiptarëve për shtetëformësi.

“Kjo mund të bëhet më një federalizmi jo-territorial që do të thotë funksionimi i shtetit me anë të konsensusit”, ka thënë Osmani.

Si ekspertë dhe njohës shumë i mirë i çështjeve ekonomike ai, elaboroi gjërë e gjatë aspektet ekonomike, politikat ekonomike shtetërore të cilat gjithnjë sipas tij, nuk i kanë dhënë hisen që u takon shqiptarëve.

RDK-ja do të angazhohet që Republika e Maqedonisë të definohet si shtet i barabartë i popullit shqiptar dhe maqedonas, si dhe të gjithë etnikumeve tjera.

RDK-ja bazohet në krijimin e një politike të bazuar në parimet e veprimit të rilindësve shqiptar për liri, barazi dhe drejtësi të plotë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë kombëtare në Maqedoni.

RDK-ja është parti e cila synon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar për afirmim, zhvillim dhe barazi të plotë sistemore.

RDK-ja do të ndihmojë në realizimin e plotë të aspiratave politike, ekonomike dhe kulturore si dhe të përparoj rolin politik, shoqëror dhe kulturor të popullit shqiptar dhe të gjithë qytetatëve tjerë në vend. RDK-ja angazhohet për trajtim të barabartë të gjuhës shqipe. RDK-ja angazhohet që simbolet shtetërore të RM-së të reflektojnë karakterin qytetar të shoqërisë etj.


Publikuar: 28.03.2011 (10:34), Lexuar: 397 herė
Komentet
shpresojm më datë 28/03/2011 ka shkruajtur:
shpresat nuk i hupim zotri vec naka djeg qumshti kemi frik edhe prej kosit suksese ruti osmani
mandi më datë 29/03/2011 ka shkruajtur:
urime

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio