Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Delegacioni i diasporės shqiptare nga SHBA mbėrriti nė Maqedoni
Delegacioni i diasporës shqiptare nga SHBA mbërriti në Maqedoni
28 mars- “Orët e rënda të jetës na thërrasin që të ndërgjegjësohemi të gjithë për të ndryshuar gjendjen dhe për të mirën e kombit shqiptar në Maqedoni që ndër vite shpeshherë u bë pre e politikave të kohës”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të këtyre asociacioneve para vizitës së paralajmëruar në Maqedoni, ku ndër të tjera nënvizohet se komuniteti shqiptar angazhohet për një forcë politike qoftë ajo e re apo e vjetër, e cila do të angazhohet maksimalisht rreth realizimit të nismës së tyre.
Delegacioni i diasporės shqiptare nga SHBA mbėrriti nė Maqedoni
Në Maqedoni ka mbërritur delegacioni i diasporës shqiptare nga SHBA që përbëhet nga përfaqësues të asociacioneve politiko-kombëtare.

Delegacioni me mision politik dhe diplomatik do të zhvillojë takime me të gjitha forcat politike shqiptare për të prezantuar platformën e tyre të njohur si Platforma Politiko-Kombëtare.

Ridenfimi kushtetues i pozitës së shqiptarëve, zgjidhja e statusit të gjuhës dhe elementeve tjera identitare shqiptare, parakushtet për regjistrimin e popullsisë, unifikimi i faktorit shqiptar për emrin dhe mos anashkalimi i interesave shqiptare në këtë proces, diaspora dhe roli i saj, përcaktimi i pozitës së shqiptarëve në Qeveri si dhe zgjidhja e statusit të UÇK-së janë pikat përmbajtjesore të kësaj platforme.

“Orët e rënda të jetës na thërrasin që të ndërgjegjësohemi të gjithë për të ndryshuar gjendjen dhe për të mirën e kombit shqiptar në Maqedoni që ndër vite shpeshherë u bë pre e politikave të kohës”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të këtyre asociacioneve para vizitës së paralajmëruar në Maqedoni, ku ndër të tjera nënvizohet se komuniteti shqiptar angazhohet për një forcë politike qoftë ajo e re apo e vjetër, e cila do të angazhohet maksimalisht rreth realizimit të nismës së tyre.

Delegacioni i diasporës shqiptare me seli në Çikago sot pritet të zhvillojnë një takim të paraparë në ambasadën amerikane, ndërsa më pas ata do të nisin takimet me drejtuesit e partive politike.

Siç bëhet e ditur, për realizimin e këtij objektivave , subjekti politik dhe komuniteti duhet të përpilojnë dinamikën e veprimeve dhe realizimeve me afate të caktuara kohore, garanca për të cilën do të jenë senatorë- udhëheqës të çështjes shqiptare në Senatin Amerikan.


Publikuar: 28.03.2011 (10:35), Lexuar: 378 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio