28 mars-
Ditëve të fundit janë realizuar dy ankese me disa miliona euro që janë pjesë e këtij projekti, dhe se akuzat kanë mbërritur edhe nga opozita maqedonase.
Qeveria po shton shifrat shumë milionëshe për realizimin e projektit Shkupi 2014, që po realizohet pa ndërprerë.
Nëpërmjet realizimit të Aneks- Marrëveshjeve vazhdimisht janë duke u rritur shumat e parave për projektin Shkupi 2014, ndërsa në këtë fazë nuk ka asnjë transparencë ndaj opinionit publik për realizimin e këtij projekti.
Ditëve të fundit janë realizuar dy ankese me disa miliona euro që janë pjesë e këtij projekti, dhe se akuzat kanë mbërritur edhe nga opozita maqedonase.
Deri tani janë harxhuar mbi 25 milion euro për realizimin e Shkupi 2014, për pjesën më të madhe të përmendoreve dhe objekteve tjera.
Rreth 15 përmendore, bazamente dhe pjesë tjera plotësuese janë ngritur dhe janë në proces i sipër për t`u realizuar në kuadër të projektit për vendosjen e përmendoreve në sheshin e Shkupit.
Të gjitha këto projekte kanë të bëjnë me emrat e historisë antike maqedonase dhe asaj sllavo-maqedonase.
Komuna qendër e Shkupit nën patronazhin e qeverisë, po vijon aktivitetet dhe punët për të vendosur një pjesë të përmendoreve, ndërsa në llogaritë e kompanive realizuese janë derdhur miliona eurot e realizimit të plotë të projektit.
Tre përmendore të personaliteteve historike shqiptare janë paraparë që të jenë pjesë e këtij projekti, mirëpo deri tani këto projekte kanë ngelur vetëm në formë të propozimeve dhe nuk kanë kaluar pranë këshillit komunal të komunës qendër.
Opozita maqedonase ka hedhur dyshime se ky projekt do të ketë një kosto prej rreth 200 milion eurove, deri në realizimin e tij, siç është paraparë nga fundi i vitit 2014.
Kostoja financiare e qeverisë për përmendoret:
Përmendorja e Aleksandrit të Madh 4,5 milion euro
Fontana në sheshin Maqedoni 3,1 milion euro
Skulpturat për themeluesit e organizatës revolucionare maqedonase 1 milion euro
Busti për Petre Karpa- Karposh 540 mijë euro
Busti për ASNOM 1,5 milion euro
Busti për Justinianin e Parë 1,2 milion euro
Busti për Gemixhitë maqedonas 960 mijë euro
Busti për Shën Kirilin dhe Metodin 541 mijë euro
Busti për Shën Klimentin dhe Naumin 585 mijë euro
Ndërtimi i pjesëve shtesë të Parlamentit 315 mijë euro (aneks marrëveshje)
Ndërtimi i përmendores së Nikolla Vapcarov në komunën Butel
Përmendorja e Filipit të Dytë 3 milion euro