Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > PDSH pas dy viteve bojkot sot u kthye nė kuvend
PDSH pas dy viteve bojkot sot u kthye në kuvend
28 mars- “Edhe përkundër kthimit tonë në punimet e kuvendit kërkesat tona janë të qarta, revidimi i kufijve të njësisë zgjedhore numër 6, respektivisht Komuna e Osllomejit ti bashkëngjitet njësisë së pestë zgjedhore, si dhe monitorim të shtuar ndërkombëtarë të zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, pas kthimit në kuvend, Imer Aliu
PDSH pas dy viteve bojkot sot u kthye nė kuvend
Pas bojkotit thuajse dyvjeçarë Partia Demokratike Shqiptare ashtu siç edhe paralajmëroi sot është kthyer në punimet e kuvendit republikan.

Kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, Imer Ali në një konferencë për shtyp ka ripërsëritur kërkesat e kësaj partie që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, respektivisht ndryshimin e kufjeve të njësisë zgjedhore numër 6.

“Edhe përkundër kthimit tonë në punimet e kuvendit kërkesat tona janë të qarta, revidimi i kufijve të njësisë zgjedhore numër 6, respektivisht Komuna e Osllomejit ti bashkëngjitet njësisë së pestë zgjedhore, si dhe monitorim të shtuar ndërkombëtarë të zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, pas kthimit në kuvend, Imer Aliu

PDSH-ja braktisi punimet e Parlamentit më 17 gusht të vitit 2009, për arsye se, siç thonin, Parlament ishte vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet - VMRO-DPMNE.Zhurnal-mk.


Publikuar: 28.03.2011 (13:50), Lexuar: 357 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio