Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Diskriminimi i shqiptarėve nė Maqedoni
Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni
28 mars- Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ndaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.
Diskriminimi i shqiptarėve nė Maqedoni
Mungesa e saktësimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.

Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk e praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaq dozën e pranueshmërisë së albanofobisë.

Praktikimi i gjuhes shqipe nuk ndodh as në tabelat treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugëve, ku në një fshat maqedonas në perëndim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shkarravitur.

Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ndaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.

Sipas sondazhit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), shumica e qytetarëve – 53 për qind, vlerësojnë se në vendin tonë ekziston fenomeni i diskriminimit dhe se ai shfaqet më së shpeshti në bazë të përkatësisë etnike dhe politike.

Në hulumtimin e titulluar: “Diskrimimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etniuke” duke u bazuar sipas dëshmitarëve që janë viktima të fobisë institucionale theksohet se, diskrimimin ndodhë gjatë aplikimit për punë dhe gjatë kërkimit të shërbimeve në administratën publike, e vecanarishtë në polici dhe shëndetësi, por edhe në kafeteri të ndryshme, diskoteka si dhe në arsim.

Sipas kësaj ankete shumica e shqiptarëve vlerësojnë se janë të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës. Anketa është realizuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar me 1.074 respondentë. INA


Publikuar: 28.03.2011 (14:09), Lexuar: 339 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio