Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Thellohet kriza politike nė Maqedoni
Thellohet kriza politike në Maqedoni
29 mars- Televizioni mëson se gjatë kësaj jave pritet një përpjekje e re për takim liderësh, por e thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka shmangur çdo nismë për ndërmjetësim në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Thellohet  kriza politike nė Maqedoni
Partitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me plotësimin e parakushteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhja e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), këto dy çështje që duhet të zgjidhen me konsensus edhe me opozitën, si dhe caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve janë tre pikat që duhet të arrihen mes forcave kryesore politike në vend.

Televizioni mëson se gjatë kësaj jave pritet një përpjekje e re për takim liderësh, por e thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka shmangur çdo nismë për ndërmjetësim në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Partitë e opozitës maqedonase kanë vazhduar bojkotin derisa PDSH-ja opozitare pas dy viteve është kthyer në Parlament, por vetëm për të marrë pjesë në diskutimet dhe vendimet lidhur me zgjedhjet. Më 1 prill është caktuar votimi i kreut të KSHZ-së, një kandidat i dominuar nga ana e partisë opozitare LSDM. Muaji qershor po shihet si një nga më të preferuarit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe se partitë kanë ofruar propozimet e tyre të datave. Gjatë kësaj jave priten lëvizje të reja sa i përket tejkalimit të mosmarrëveshjeve dhe gjetjes së një kompromisi të pjesërishëm për të qartësuar afatet dhe limitet kohore për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.


Publikuar: 29.03.2011 (11:23), Lexuar: 306 herė
Komentet
ilirida ternova më datë 30/03/2011 ka shkruajtur:
te lumte zo.rufi kanaprit djat ko po besuj se donaj plotsojsh deshirat dhe doti harom dhimbjet dhe terturat ekriminelave kemi shpres se dota zbardhish gostivarin dherajonin fitore jemi me ti gjithmon ju prift embara vllezer dhe motra bashkoj drejtsijes.

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio