Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Turqia do tė investojė 20 milionė euro nė Maqedoni
Turqia do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni
26 shtator - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Stamboll, Republika e Turqisë, do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me kompaninë turke "Borteknik Otomotiv", njoftoi shërbimi për informim pranë qeverisë. Kompania turke me renome, në Maqedoni do të investojë 20 milionë euro në Zonën teknologjike industriale Shkup 1, ku planifikon për kohë sa më të shkurtë të fillojë me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e profileve nga alumina për industrinë automobilistike dhe për zbatim në ndërtimtari. Kapaciteti duhet të fillojë me prodhim nga mesi i vitit të ardhshëm.
Me këtë investim, në Maqedoni për fillim do të hapen 100 punësime, ndërsa gjatë dy deri tre vitet e ardhshme duhet të vijojnë 200 punësime shtesë. Sipas planifikimit, eksporti do të jetë 100 milionë dollarë në vit.
Nga Qeveria njoftojnë se investimi i kompanisë "Borteknik Otomotiv" është investimi i parë i madh turk në Zonën teknologjike industriale Shkup 1, e njëheri ndoshta edhe investimi më i madh industrial turk në Republikën e Maqedonisë.


Publikuar: 26.09.2008 (15:16), Lexuar: 256 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio