Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Parlamenti shqyrton imunitetin e tre deputetėve shqiptarė
Parlamenti shqyrton imunitetin e tre deputetëve shqiptarë
26 shtator - Komisioni parlamentar për mandatet dhe imunitetin sot do të shqyrtojë kërkesën për heqjen ose jo të imunitetit deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi. Komisioni gjithashtu do të shqytojë edhe kërkesat për aprovimin e masës së paraburgimit për dy deputetët tjerë nga rradhët e BDI-së, Hisen Xhemaili, dhe Hajrulla Misini, njoftoi shërbimi për informim pranë Parlamentit të Maqedonisë Deputeti Hisen Xhemaili dyshohet për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, lëndë kjo që ka filluar procesoimin në Gjykatën Themelore të Shkupit. Hajrulla Misini dyshohet për rastin "Penda e Likovës" së bashku me ish-ministrin e Bujqësisë, kuadër i BDI-së, Sadulla Duraku dhe disa persona tjerë.
Ndërkaqë, deputeti tjetër, Talat Xhaferi akuzohet dhe dyshohet për pjesëmarrje direkte në incidente, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Partitë shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj hapjes së këtyre proceseve për të cilat vlerësojnë se vlen Ligji për amsiti.
Disa nga partit shqiptare mendojnë se hapja e këtyre proceseve në Maqedoni është e pa presedencë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë cënon ligjin për amnesti, Marëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e mardhënieve ndëretnike.


Publikuar: 26.09.2008 (15:17), Lexuar: 245 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio