Aparaturë për spitalin klinik të Tetovës
Tetovë, 26 shtator-Vite me radhë reparti I dializës në spitalin klinik të Tetovës ka patur vështirësi me mungesën e hapësirave dhe dhe aparaturës së re.Në repartin e hemodijalizës mjekohen 78 pacient, ndërsa 10 janë potencial të sëmurë të cilët mjekohen në Shkup dhe Strugë.Fatmir Omeri specialist internist tha se bëhet fjalë për një donacion, prej 5 hemo aparateve për dializë, disa karrike dhe klimatizues, dhe me këtë zbutet mungesa e aparatave edhe pse kemi nevojë për aparate tjera të cilët janë vënë në funskion të repartit për dializë dhe kanë arritur nga Arabia Saudite nga ana e shoqatës humanitare IROSA.
Aparaturat momentale janë të amortizuara, thotë ai dhe apelon që hapat e IROS-ës t`i ndjekin edhe tjerët.Me 5 aparataurat për dializë në këtë repart gjithsej ka 24 aparate në të cilët mund të mjekohen afër 80 pacient.
Udhëheqësia e repartit për hemodializë vite me radhë, ka bërë përpjekje që të zgjerohen hapësirat ekzistuese por deri tash nuk ka patur gatishmëri që të investohet..
Ajlin Kadriu